Zaza zyrtarizohet te Valencia

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 20:29 | Nga

Prej ditësh diskutohej mbi të ardhmen e Simone Zazas, por tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar si lojtari më i ri i klubit spanjoll të Valencias.

Italiani ka kaluar në formë huazimi te klubi i La Liga-s, deri në fund të këtij sezonit nga kampionët e Italisë, Juventus.

Pjesën e parë të sezonit Zaza e kaloi në huazim në Angli te klubi i Uest Hemit, por anglezët nuk shfaqën më dëshirë për ta mbajtur italianin më gjatë në skuadër. 25-vjeçari do të jetë në sulm së bashku me shokët e tij të rinj të skuadrës, Rodrigo Moreno e Munir El Haddadi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme