Zbulohen datat e rifillimit dhe përfundimit të Serie A

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Në Itali po punojnë të rinisin kampionatin, pas pezullimit të gjatë për shkak të koronavirusit.

Pavarësisht se virusi vazhdon të jetë prezent në Itali, mediat raportojnë një datë të mundshme për rifillimin e kampionatit.

Një video-konferencë është planifikuar të bëhet më 13 maj, ku do të diskutohet për rifillimin e kampionatit dhe të drejtat televizive.

Sipas “La Repubblica” qeveria italiane do të marrë në konsideratë datën 14 qershor për rinisjen e Serie A. Megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës së virusit dhe nëse do të vazhdojë të ulet, atëherë do të jepet drita jeshile për rinisjen e kampionatit.

Skenari është që Serie A të rinisë më 14 qershor dhe të përfundojë në fund të korrikut, ndërsa Serie B të fillojë në fillim të korrikut dhe të mbarojë në gusht. Gjithçka për këto do të vendoset në video-konferencën që do bëhet më 13 maj.

Të ngjashme