Zbulohen emrat e lojtarëve të Betisit që dolën pozitiv në test për Coronavirus

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Joel Robles, Juanmi Jimenez dhe Alfonso Pedraza, janë tre lojtarët e Real Betisit, që janë testuar pozitiv me koronavirus.

Të tre janë pa simptome dhe do të stërviten në shtëpi në ditët në vijim. Lojtarët nuk janë paraqitur në kompleksin stërvitor të klubit të dielën.

“Dua të konfirmoj se kam dal pozitiv në test për koronavirus. Nuk kam ndonjë shqetësim, do të vazhdojë stërvitjet në shtëpi, por më udhëzime të mjekut. Unë kam qenë përgjegjës, e kam mbrojtur veten, por jam i infektuar. Duhet të mendojmë për të gjithë dhe të kujdesemi për veten”, ka thënë Joel nëpërmjet rrjeteve sociale.

Të ngjashme