Zbulohen pagat mesatare të futbollistëve të Botërorit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:07 | Nga

Mediet italiane të sportit kanë bërë një bilanc mbi mesataren e pagave që kanë lojtarët e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në kampionatin më të madh të futbollit për kombëtaret.

Tek skuadra e Argjentinës dhe e Portugalisë shifrat mesatare të pagës së futbollistëve mund të jenë të larta pasi ata kanë në ekipin e tyre dy prej futbollistëvemë të paguar të momentit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Por në Brazil ndodh e kundërta edhe pse “yjet” si Neymar, Silva apo William kanë një pagë të lartë kjo nuk ka ndikuar aspak në mesataren e klubit pasi ajo është vetëm 6.55 milion euro në sezon.

“Seleçao” ndiqet nga Spanja me 6.18 milionë euro në vit; Belgjika e treta me 5.9 milionë; Franca me 5.89 si dhe Argjentina e Gjermania, respektivisht me 5.7 dhe 5.5 milionë euro në vit, transmeton Albeu.

Ndërsa skuadra më pak e paguar është kombëtarja e Panamasë, me 170 mijë euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme