Zbulohen pamjet, momentet kur sulmuesin shqiptar e tradhtojnë nervat, qëllon me grushte serbin

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Janë zbuluar pamjet kur sulmuesi shqiptar Eros Grezda qëlloi me grushte sulmuesin serb

Antonio Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, pas ndeshjes Osijek-Rijeka.

Mësohet se futbollisti serb e kishte ofenduar gjakovarin Grezda nga kombësia, çka duket se ka bërë që Grezdën ta lëshojnë nervat dhe të shkojë drejt tij për ta qëlluar.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja, dhe po bëjnë xhiron në mediat kroate.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë Grezda, që e akuzon futbollistin serb se e ka fyer në aspektin personal dhe atë kombëtar.

Reagimi i Grezdës 

Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos për kontekstin e çdo gjëje që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se si sportistë u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, të cilës i ishim pranë. Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen.

Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim.


Të ngjashme