Zbulohet e ardhmja e Thiago Motta-s pas pensionimit

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 13:43 | Nga

Mesfushori i njohur, mund të bëhet trajner i futbollit menjëherë pas pensionimit!?

Thiago Motta i dha fund karrierës futbollistike mbrëmë në festën e Paris Saint Germain.

Ish-lojtari i shumë klubeve; Barcelona, Inter, Atletico Madrid dhe Genoa në moshën 35-vjeçare i ka dhënë fund karrierës, shkruan IndeksOnline.

Ai gjatë karrierës profesionale fitoi shumë tituj me rëndësi; La Ligan, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Ligue 1.

Motta nuk do të largohet komplet nga bota e futbollit, pasi mediat në Francë thonë se italiani me nënshtetësi braziliane do të emërohet trajner i PSG-së në grupmoshat U19.

Twitter video is loading

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme