Zbulohet kundërshtari i radhës për McGregor

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Donald Cerrone ka pohuar se është duke pritur për Conor McGregor që të përballet me të.

Cerrone njoftoi fundjavën e kaluar se ai do t’u rikthehet garave për peshat e lehta pas fitores ndaj Mike Perryt.

Dhe tani ai ka postuar një foto të tij dhe të irlandezit në Instagram me përshkrimin: ”Duke e pritur atë. E njoh atë”.

Cerrone mposhti Perryn në rrethin e parë në Denver për të reaguar nga humbja prej Leon Edwards.

Dhe ai pohuar se tashmë ai ka një përballje ”eksituese” në mendje.

Mbetet të shihet nëse McGregor do ta pranojë ofertën e mundësit në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme