Zbulohet letra e Messit: Ja çka i shkroi Barcelonës

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Messi, me një letër telefaks në orët e mbrëmjes ka “bombarduar” Barcelonën

Legjenda e këtij klubi dhe lojtari më i mirë në botë i është drejtuar klubit të tij që u rrit, pas 16 sezonesh në formacionin bazë se nuk dëshiron më të luajë në të.

Messi ka kërkuar që të largohet nga Barcelona duke kërkuar kështu që të aktivizohet klauzola ku e lënë atë lojtarë të lirë që ti bashkohet ndonjë ekipi që dëshiron.

Barcelona e kundërshton këtë për shkak se thotë se afati për klauzolën ka skaduar “më 10 qershor”, por ekipi i Messi thotë ndryshe.

Ndër të tjera Messi kërkon të largohet nga skuadra pikërisht duke u thirrë në këtë klauzolë ku klubi e liron largimin e tij pa “para” 20 ditë pasi të përfundon ndeshja e fundit e sezonit në të gjitha garat.

Të ngjashme