Zbulohet mosha e vërtetë e Renato Sanchesit

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 17:38 | Nga

Ylli i Portugalisë, Renato Sanches është kthyer në një personazh shumë të përfolur në ditët e fundit në mediat botërore për shkak të moshës së tij.

Gazeta portugeze “Diario de Noticias” ka zbuluar se Renato Sanches është 18 vjeç, duke hedhur poshtë zërat se ai mund të ishte 23 apo 24.

Në bazë të dokumenteve të spitalit “Hospital de Amadora-Sintra”, Sanches ka lindur më 18 gusht 1997 në ora 15:25, me peshë 2.56 kilogram.

Mesfushori i cili u transferua para Europianit nga Bayerni te Benfica, është një ndër më të spikaturit e kampionatit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme