Zbulohet oferta e re e Manchester Cityt për Kalidou Koulibalyn

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Krerët e klubit të Manchester Cityt janë duke punuar shumë rreth afatit kalimtar të verës, për të përforcuar sa më shumë skuadrën për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.

Pasi transferuan mesfushorin Ferran Torresin nga Valencia dhe qendërmbrojtësin Nathan Ake nga Bournemouthi, nënkampioni anglez është duke kërkuar edhe një mbrojtës.

Bëhetë fjalë për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibalyn, i cili është një dëshirë e kahmotshme e gjigantit anglez.

Mediat angleze shkruajnë se Manchester City ka rritur ofertën për mbrojtësin senegalez dhe kjo ofertë do t’i dërgohet Napolit, pasi të përfundon sezoni në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, 29 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2023. 

Të ngjashme