Zbulohet përforcimi i parë i Barcelonës

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 14:15 | Nga

Barcelona është afër transferimit të mbrojtësit të Benficas, Nelson Semedo. Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde është afër që ta realizoj transferimin e parë pas arritjes në Camp Nou.

Sipas gazetës së përditshme sportive portugeze, A Bola, Barcelona është afër transferimit të mbrojtësit të Benficas, Nelson Semedo.

A Bola shkruan se Barcelona pritet të shpenzoj afro 50 milionë euro për reprezentuesin e Portugalisë.

Semedo ka një kontratë me Benfican deri në 2021, derisa kartoni i 23 vjeçarit nga klubi portugez vlerësohet 80 milionë euro.

Semedo është transferuar në Benfica në vitin 2012 nga skuadra e vogël portugeze, Sintrense.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme