Zbulohet se Januzaj s’shkon në Rusi me Belgjikën, i mungon dysheku

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 10:28 | Nga

Përfaqësuesja e Belgjikës ka nisur për në Rusi dyshekët që do të përdoren nga lojtarët e saj gjatë Kampionatit Botëror.

Televizioni publik i Belgjikës, VRT ka shfaqur 23 dyshekë duke u ngarkuar për në Rusi. Në secilin prej këtyre dyshekëve ishte i shkruar emri i lojtarit, transmeton Koha.net.

Në mesin e 23 emrave te dyshekët, ka munguar ai i mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzajt, portierit Matz Sels, mbrojtësve Christian Kabasele dhe Jordan Lukakut dhe mesfushorit Leander Dedoncker.

Këta lojtarë ishin të ftuar në listën preliminare prej 28 lojtarëve, por Januzaj në bazë të këtij raportimi të BBC-së, nuk është përfshirë në ekip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme