Zbulohet se përse Mbappe nuk u transferua te Real Madrid

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid e kishte kërkuar në verën e vitit të kaluar Kylian Mbappen, por ai vendosi të qëndroj te PSG-ja.

Sipas ‘AS’, sulmuesi francez nuk dëshironte të transferohej te madrilenët, për shkak të Gareth Bale.

Mbappe ishte i frikësuar nga konkurrenca me uellsianin, andaj vendosi të qëndroj në Paris.

Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për verën e këtij viti, ku Real Madrid do të tentoj sërish transferimin e tij.

Madrilenët janë të gatshëm ta shesin Karim Benzeman, Gareth Balen dhe Isco Alarconin, për ta transferuar Mbappen, Hazardin dhe Icardin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme