Zbulohet sekreti i madh i kalimit të Ronaldos te Juventus

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo u transferua në këtë verë te Juventus, duke befasuar të gjithë.
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se lojtari dëshironte të transferohej qysh në janar te Juventus.

Agjenti portugez ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë, i kishte kërkuar atij që ta kompletonte transferimin tij në janarin e këtij viti.

“Cristiano është më i miri në histori”, tha Mendes për Tuttosport, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjitha meritat për transferimin e Cristianos te Juvetnus i ka Angnelli (Presidenti i Juves), i cili vendosi ta transferonte atë pa menduar dy herë.

“Juventus e dëshironte atë, dhe e blenë atë, por Ronaldo më kishte kërkuar që marrëveshja të realizohej në janar të këtij viti, por që gjërat nuk rrodhën ashtu”, ka shtuar më tej Mendes. /Lajmi.net/

Të ngjashme