Zekirija Ramadani i lumtur me fitoren ndaj Arbërisë, pret maksimumin edhe ndaj Dritës

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes ndaj Arbërisë, duke theksuar se është i lumtur me tri pikët e fituara.

Prishtina ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Triumfi i kryeqytetasve erdhi falë golave të Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqi, ndërsa vazhdojnë garën për titullar.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramdani, i cili ka thënë se ndihet i lumtur, teksa pret ndeshje pozitive edhe ndaj Dritës në javën e ardhshme.

“Jam i lumtur me fitoren dhe është mirë që realizuam shpejt. Kjo na mundësoi që të kontrollojmë lojën. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj edhe sot kjo ndeshje ka qenë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“Po ashtu edhe ndeshja me rivalin direkt dhe në fushën rivale të saj, Dritën, fitorja do të ishte më shumë se një fitore, sepse do të zvogëlohej diferenca”.

“Mendoj se kemi kapacitetin për të përballuar çdo kundërshtar dhe shpresojmë ta përsërisim lojën pozitive njësoj si sot”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme