Zeneli do ta bartë numrin 10 tek Reims

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Arbër Zeneli nga edicioni i ri do të bartë numrin 10 te skuadra Stade de Reims.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra franceze në llogarinë e tyre zyrtare.

Zeneli kishte bartur numrin 17 që prej transferimit të tij te Reims, kurse numrin 10 e trashëgon nga Kaj Sierhuis.

Numrin 10 anësori kosovar e bartë edhe në fanellën e Kosovës.

Zeneli ishte transferuar një vit e gjysmë më parë në Francë nga Heerennven i Holandës.

Në qershorin e vitit të kaluar në ndeshjen, Mali i Zi – Kosova, e luajtur në Podgoricë, ishte lënduar duke munguar deri në shkurt të këtij viti.

Zeneli kishte bërë një paraqitje, ku më pas ishte pandemia ajo që i pamundësojë paraqitje të mëtejshme yllit kosovar.

Gjithsesi, Zeneli do të jetë gati për Reimsin në edicionin e ri si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës, kurse do të jetë ndihmës e madhe edhe për Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Të ngjashme