Zeneli e mirëpret, Berisha ia kthen: S’ka kush na nal!

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha i ka dhënë fund eksperiencës në Lazio për t’iu bashkuar Reimsit. Futbollistin kosovar e ka mirëpritur shoku i tij i skuadrës tek përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli. E Berisha është i bindur në sukses bashkë me shokun e tij

Arbër Zeneli e ka mirëpritur transferimin e Valon Berishës tek Reimsi.

Mesfushori kosovar e la përfundimisht Lazion për t’iu bashkuar klubit francez, me të cilin nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Dhe, 27 vjeçarin e ka mirëpritur në klubin e rij, Stade de Reims bashkëkombësi i tij dhe bashkëlojtari tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli.

“Shkojmë përpara shqipe”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale, duke iu referuar Berishës, i cili këtë sezon e kaloi në formë huazimi tek Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të rritur në Norvegji.

“Bashkë, s’ka kush na nal”, ka shkruar Berisha.

Futbollisti kosovar është prezantuar mbrëmë edhe zyrtarisht tek Reimsi dhe është i gatshëm për sfidën e re, duke besuar fuqishëm në sukses./ge

Të ngjashme