Zeneli është krenar me Kosovën, e pret edhe vëllanë e vogël

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut Arbër Zeneli është krenar që zgjodhi të luajë për Kosovën.

23-vjeçari në gushtin e vitit 2016 la Suedinë për t’iu bashkuar Kosovës në ciklin e saj të parë kualifikues, atë për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, ka thënë se nuk është pishman që iu bashkua Kosovës, edhe pse ishte në planet e përzgjedhësit të përfaqësueses “A” të Suedisë. Kur iu bashkua Kosovës ishte pjesë e ekipit U21 të Suedisë, me të cilin luajti 11 ndeshje dhe shënoi një gol. Ishte ndër kandidatët për të depërtuar në ekipin e parë, shkruan sot Koha Ditore.

Zeneli ka thënë se viti 2018 ishte më i miri në karrierën e tij. Për Kosovën shënoi gjashtë gola në 15 paraqitje. Kontributi i tij ishte i madh në kualifikimin historik të Kosovës në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme