Zeneli kërkon rritje të pagës për të qëndruar te Heerenveeni

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut Arbër Zeneli do të pranojë vazhdimin e kontratës me Heereneenin me një kusht – nëse i rritet paga, kanë njoftuar mediumet në Holandë.

Zeneli, 23-vjeçar, me skuadrën holandeze ka kontratë deri në verën e këtij viti. Interesim për reprezentuesin e Kosovës kanë shprehur Fiorentina, Napoli dhe Fenerbahçe.

“Sulmuesi kosovar i krahut ka një mundësi të zgjatë kontratën e tij edhe për një vit, por kërkon rritje të pagës. Duke pasur parasysh situatën financiare të Heerenveenit, i cili u përball me një deficit operativ prej 5.7 milionë eurosh sezonin e kaluar, ky opsion nuk është i mundur. Nëse Heerenveeni dëshiron të fitojë diçka prej tij, duhet ta shesë gjatë këtij muaji, në të kundërtën ai do të largohet pa dëmshpërblim në verë”, shkruan “fcupdate.nl”.

Zeneli në 16 paraqitje ka kontribuar me tre gola dhe 10 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme