Zeneli konfirmon se ka marrë ofertë nga klubi turk

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë u raportua se pas Arbër Zenelit janë hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e tij disa skuadra të njohura.

Ndër to përmendej edhe emri i gjigantit turk, Fenerbahce, dhe interesimin nga turqit e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Kosovës.

“Fenerbahce është një skuadër e madhe dhe është nder që interesohet për mua. Kjo më motivon edhe më shumë. Fenerbahce është skuadër shumë e rëndësishme.

Njerëzit e dinë çfarë unë dua. Po ashtu dëshiroj të luaj në nivele shumë të larta”, citohet të ketë thënë Zeneli për mediat holandeze.

23-vjeçari u transferua nga Elfsborgu në Heerenveen në vitin 2016, ndërsa në edicionin e sivjetmë në 15 ndeshje në të gjitha garat, ka katër gola e tetë asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme