Zeneli lëndohet sërish, mungon një muaj

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli nuk do të mund të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e muajit të ardhshëm për shkak të lëndimit.

Mediumet franceze kanë raportuar të premten se Zeneli është dëmtuar në stërvitje te Reimsi, dhe do të qëndrojë jashtë fushe të paktën për një muaj.

Detaje tjera nuk janë dhënë për Zenelin, i cili në fund të muajit të kaluar u rikthye në fushë pas lëndimit që e mbajti për një periudhë të gjatë jashtë fushe.

Madje, në tri ndeshjet e fundit të Reimsit në kuadër të Ligue 1, Zeneli ka regjistruar tri asistime.

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet në fillim të javës së ardhshme për miqësoret me Burkina Fason dhe Zvicrën, ndërsa Zeneli do t’i mungojë sërish “Dardanëve”. Ai nuk ka luajtur për Kosovën prej muajit qershor të vitit të shkuar.

Të ngjashme