Zeneli në formacionin e javës (FOTO)

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 12:05 | Nga

Arber Zeneli ka vazhduar me sukseset e mëdha në kampionatin holandez.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer në takimin e djeshëm kur Heerenveni i tij ndali liderin Feyenoord Roterdam në barazim 2-2.

Zeneli fillimisht asistoi tek goli i parë i skuadrës së tij, ndërsa në pjesën e dytë shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca për ta barazuar rezultatin. E paraqitja e mrekullueshme ka bërë që talenti nga Kosova të përfshihet në formacionin më të mirë të javës.

Ai ka marrë një notë të lartë 7,5 nga prestigjiozja holandeze ‘De Telegraaf’. Goli ndaj Feyenoordit ishte i gjashtë në kampionatin holandez për Arber Zenelin.

formacion

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme