Zeneli në “top 11”-shen e javës në Ligue 1

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez, duke merituar në muajin që lamë pas edhe formacionin më të mirë.

Revista dhe platforma sportive “Who Scored” e vendosi mesfushorin e lindur në Suedi, si më të mirin në rolin e tij në ligën franceze për renditjen e muajit mars.

Në një skemë virtuale 4-4-2, 24-vjeçari i skuadrës së Reimsit është zgjedhur më i miri në krahun e majtë. Arbër Zeneli meritoi formacionin më të mirë në mesin e yjeve të tillë, si Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria.

Zeneli u transferua tek ekipi i Reimsit gjatë merkatos së janarit, e deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në elitën e futbollit francez.

I lindur në Seter të Suedisë më 25 shkurt 1995, Zeneli luajti me të gjitha përfaqësueset e moshave të Suedisë deri në vitin 2016, kur zgjodhi të luajë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai është një pikë referimi në përfaqësuesen e trajnerit Challandes.

Të ngjashme