Zeneli nuk zmbrapset nga presioni serb, shkon në Beograd

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Serbët po e quajnë “provokatori i radhës” dhe “lojtari i radhës që feston me shqiponjë dykrenore pas Shaqirit”.

Xherdan Shaqiri dhe klubi i tij Liverpool kishin rënë në presionin e mediave serbe para ndeshjes së vitit të kaluar në Beograd ndaj Cërvena Zvezdës. Liverpooli nuk e kishte marrë me vete Shaqirin dhe më pas e humbi ndeshjen 2:0. Shaqiri ishte në shënjestër të mediave serbe që nga Botërori 2018, kur me Zvicrën mposhti Serbinë (2:1), ndërkohë ai dhe Granit Xhaka shënuan gola dhe festuan duke krijuar shqiponjën dykrenore.

Por Erfan Zeneli nuk do të veprojë kështu, e as skuadra e tij HJK Helsinki, kur më 24 korrik (të mërkurën) do të shkojë në Beograd për të luajtur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, po kundër Cërvena Zvezdës, shkruan sot Koha Ditore.

Zeneli i njohur për festimet e golave duke krijuar shqiponjën dykrenore, thotë se ua ka bërë me dije krerëve të skuadrës së do të udhëtojë në Beograd, pavarësisht se ka disa ditë që mediumet serbe po bëjnë presion kundër tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme