Zeneli rezervist në humbjen e thellë të Reimsit

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut Arbër Zeneli ka qenë rezervist te skuadra e Reimsit që pësoi disfatë të thellë në udhëtim nga Lyoni me rezultatin, 3:0.

Zeneli u inkuadrua në minutën e 55-të. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 12-të të elitës së futbollit francez.

Për Zenelin kjo ishte ndeshja e dytë pas kurimit të lëndimit. Ai ndeshjen e kaluar luajti 12 minuta, derisa ishte lënduar në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar ndaj Sllovenisë.

Në këtë takim, Reimsit i mungoi Valon Berisha, i cili, siç është raportuar në Francë, mungoi shkaku i infektimit me koronavirus.

Zeneli 25-vjeçar këtë edicion për Reimsin ka luajtur shtatë ndeshje, derisa ka kontribuar me një asistim.

Ndërkohë, futbollisti tjetër i Kosovës, Bersant Celina ka luajtur gjatë tërë takimit te Dijoni që mposhti në udhëtim Nicen me rezultatin, 3:1.Top of Form

Të ngjashme