Zeqiri tepër i shtrenjtë për Baselin

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Me muaj të tërë Andi Zeqiri i Lausannes kishte pritur me padurim ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës kundër Baselit, por më pas koronavirusi ndaloi gjithë futbollin, shkruan gazeta zvicerane “Blick” të martën.

Ka tre javë që më nuk po luhet futboll në Zvicër, e për një lojtar si Zeqiri që jeton me futboll çdo ditë, duhet të jetë ferr.

Si pesëvjeçar ai iu bashkua klubit FC Ecublens, dhjetë vjet më vonë debutoi për Lausannen, duke u bërë më i riu që ka debutuar me skuadrën e parë të Lausannes në historinë 123-vjeçare të klubit.

Tash Zeqiri është 20-vjeçar, ka luajtur gati 100 ndeshje profesioniste me Lausannen dhe në çdo të dytën ndeshje ka realizuar gol. Nuk është çudi që Baseli është duke insistuar gjatë për transferimin e futbollistit të U-21 të Zvicrës.

Për U-21 e Zvicrës, Zeqiri shënoi gjashtë gola në shtatë ndeshje në eliminatoret për Evropian.

Në dhjetor erdhi te një takim sekret në hotelin Waadtlaender mes drejtorit sportiv të Baselit, Ruedi Zbinden dhe përfaqësuesit e Zeqirit. Me Lausannen ka Zeqiri kontratë deri në verën e vitit 2021. Zeqiri është adhurues i madh i Baselit.

Por, më tepër gjasa ka që Zeqiri të qëndrojë deri në fund të kontratës apo të rinovojë atë, sesa të transferohet te Baseli. Vlera e Zeqirit në treg është rreth 5 milionë franga zvicerane (4.73 milionë euro), një shumë tepër e madhe për Baselin, veçanërisht në këtë kohë të koronavirusit.

Lausanne në anën tjetër me INEOS-in ka një grup miliardësh prapa vetes, që financiarisht po ashtu është goditur nga kriza, por prapë ka mjaftueshëm para për të lidhur në kontratë afatgjate Zeqirin.

Gjasat janë të mëdha që Zeqiri të bëjë të njëjtën rrugë, si kolegu i tij te Lausanne, Dan Ndoye. Ai ka arritur marrëveshje verën e kaluar për t’iu bashkuar klubit të Ligue 1 të Francës, Nice që po ashtu është në pronë të INEOS-it. Mirëpo, Ndoye do të qëndrojë në Lausanne deri në fund të stinorit.

Së paku kështu ishte planifikuar, para se të godiste Coronavirusi.

Të ngjashme