Zëvendësi i Simeones e kuptoi që ka kancer: Operohem më vonë, Atletico luan të dielën

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 10:46 | Nga

 Në bankinën e klubit spanjoll, Atletico Madrid, përveç trajneri temperament Diego Simeone shoqërohet gjithnjë nga ndihmësi i tij dhe miku i afërt, Germán Burgos.

Burgos është zëvendës trajner që prej vitit 2011. Ai njihej si person i dashur dhe që ushqen një dashuri të madhe për klubin madrilen.

Ish-portieri argjentinas ishte diagnostifikuar me kancer në një ditë të enjte më 2013. Mjekët i kishin thënë që ai duhet të operohej menjëherë, por Burgos kishte diçka tjetër në mendje.

Ai u kërkoi mjekëve që operimi të mos bëhej menjëherë, por disa ditë më vonë. Arsyeja ishte e thjeshtë: klubi i tij i zemrës, Atletico, kishte për të luajtur të dielën dhe Burgos nuk donte ta humbiste.

Burgos u tha mjekëve që preferonte të operohej të hënën, pas ndeshjes, por ata insistuan që gjendja ishte e rëndë dhe nuk kishte më shumë afat për të pritur dhe operimi ishte bërë menjëherë.

‘Mono’, siç njihet nga tifozët, ishte trajtuar me sukses dhe ishte shëruar plotësisht nga kanceri. Ai vazhdon të jetë pasionant për punën e tij dhe Atleticon.

 

Të ngjashme