Zëvendësimi i zëvendësuesit, Kean u turpërua nga trajneri i tij

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Moise Kean ecën i dëshpëruar në vijën anësore, me kokën poshtë dhe duke shikuar në tokë. Ai nuk e lëvizi kokën fare, pas asaj që shumë lojtarë e shohin si turpërimin më të madh.

Sulmuesi i Evertonit nuk kishte shumë kohë që ishte futur në lojë nga banka rezervë dhe po zëvendësohej sërish. Kishte ende edhe pak minuta lojë në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Premier League të dielën, por Kean nuk vendosi të qëndronte për të shikuar atë deri në fund, shkruan sot Koha Ditore.

I dëshpëruar, e kuptueshme, ai shkoi direkt në zhveshtore. Ai ishte turpëruar nga kryetrajneri i tij në prani të më tepër se 75 mijë shikuesve në stadiumin “Old Trafford” – në skenën më të madhe të futbollit anglez – dhe në prani të një audience mbarëbotërore.

Në të vërtetë, Kean edhe ashtu kishte besimin e brishtë pas një starti të vështirë te Evertoni, dhe momenti i së dielës mund të sinjalizojë fundin e kohës së Keanit te klubi anglez.

“Ai do të rikthehet, ai është vetëm 19-vjeçar”, ka thënë trajneri i përkohshëm i Evertonit, Duncan Ferguson, për Keanin, pasi mori vendimin e tij të vështirë. “Nuk kishte asgjë të bënte me lojtarin”.

Mundohu ta bindësh Keanin që ta besojë këtë.

Të ngjashme