Zëvendësohet në minutën e 68’të, Mbappe fjaloset me trajnerin e PSG-së

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

PSG ka fituar me rezultatin 5-0 sfidën e sotme ndaj Montpellier në kampionatin francez.

Në këtë ndeshje një nga golat e shënoi edhe sulmuesi Mbappe, shkruan Gazeta Olle.

Ky i fundit, është zëvendësuar në minutën e 68-të të takimit duke u zëvendësuar nga Icardi.

E reagimi i francezit Mbappe ishte jo i mirë ndaj trajnerit të tij pas këtij zëvendësimi duke qenë i pakënaqur me këtë vendim të Tuchel.

Mbappe, është përfolur për një kalim të mundshëm te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës 2020.

Të ngjashme