Zgjedhjet për president tek Barcelona, voton Messi

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka votuar për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.

Sot nga ora 9:00 deri në orën 21:00 do të jetë i hapur procesi i votimit për president tek Barcelona, transmeton lajmi.net.

Laporta, Font dhe Freixa janë kandidatët për të cilët është duke u votuar sot në Barcleonë.

Sipas “Goal”, kjo është hera e parë që Lionel Messi merr pjesë në zgjedhjet e presidentit tek Barcelona duke kontribuar me votën e tij.

Argjentinasi shihet duke ardhur me djalin e tij për ta kryer obligimin, sipas mediave spanjolle, Juan Laporta është favoriti për fitore në këto zgjedhje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme