Mentor Zhdrella dhe Bujar Shabani largohen nga Feronikeli

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 18:11 | Nga

Largimet e futbollistëve nga Feronikeli nuk kanë të ndalur akoma. Kampioni i dy viteve të kaluara ka mbetur edhe pa njërin prej futbollistëve më të njohur në Kosovë

Fjala është për Mentor Zhdrellën, të cilit i ka skaduar kontrata me klubin nga Drenasi, dhe palët kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Përpos Zhdrellës, nga Feronikeli largohet edhe Bujar Shabani, i cili në sezonin e ri pritet të luajë për Dritën.

Më herët nga Feronikeli janë larguar edhe disa lojtarë të njohur, si: Fidan Gërbeshi, Blerand Kurtishaj, Ardian Limani e Flamur Neziri. Deri më tani “Nikli” e ka marrë vetëm një lojtar – Qemail Elshanin nga Besa.

Zhdrella është në bisedime me klubin e Dritës dhe të Llapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme