Zhdrella thyen rekordin e Kosovës në Buenos Aires, del e 35-ta

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Notarja Melisa Zhdrella ka thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë, në garat e zhvilluara sot në Lojërat Olimpik për të rinj, Buenos Aires 2018.

Zhdrella pati kohën 35.44 sekonda, me të cilën theu rekordin e mëparshëm të Kosovës, 35.51.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, Zhdrella zuri vendin e 35-të nga 43 garuese.

Melisa do të garojë edhe më 11 tetor në disiplinën 50 metra stil i lirë. 

Të ngjashme