Edon Zhegrova si duket ka gjetur veten pas një fillimi të sezonit jo shumë të mirë me klubin e tij, Genk.
Pas fitores 4-2 në ndeshjen ndaj Royal Antwerp ku luajti si titullar, Zhegrova është thirrur prapë nga trajneri, Philippe Clement për ndeshjen e së shtunës ndaj Club Brugge, njofton Klan Kosova.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:00, dhe nëse kosovari aktivizohet do të jetë paraqitja e tij e pestë me klubin belg.