Zhegrova gjen përkrahjen e shqiptarëve në Zvicër

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Me kalimin e Edon Zhegrovës te Baseli është rritur “kolonia” e përfaqësueses së Kosovës në futbollin zviceran. Kosova për përzgjedhës e ka zviceranin Bernard Challandes, ndërsa në Superligën zvicerane luajnë shumë lojtarë të Kosovës.

Te Zuerichu janë disa prej lojtarëve kryesorë të Kosovës si Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli e po ashtu edhe Mirlind Kryeziu. Shkëlqim Demhasaj luan për Luzernin, njëjtë si Idriz Voca, kurse Arbenit Xhemajli është te Xamaxi, shkruan sot Koha Ditore.

Te Baseli nuk ka reprezentues të Kosovës, por Zhegrovën përshtatjen më të lehtë do t’ia bëjnë Taulant Xhaka që luan për Shqipërinë dhe Albian Ajeti që luan për Zvicrën.

Zhegrova 19-vjeçar të hënën është huazuar te Baseli nga Genku belg. Huazimi është i vlefshëm për një vit e gjysmë, ndërsa Baseli e ka edhe opsionin për të blerë Zhegrovën në verën e vitit 2020. Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Genku dhe shpreson të luajë rregullisht te Baseli, që është prej klubeve më të suksesshme në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme