Zhegrova: Kujt i nevojitet Dubai kur e ke Prishtinën

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës dhe skuadrës zvicerane Basel, Edon Zhegrova po kalon pushimet në qytetin e tij, Prishtinën.

Pas një paraqitje fenomenale në dy muajt e fundit si te Kosova ashtu edhe te Baseli, Zhegrova ka vendosur që pushimet t’i kalojë në vendlindje, Prishtinë.

Ai përmes një storie në Instagram ka lavdëruar tej mase Prishtinën duke e krahasuar me Dubain.

“Mirmëngjes nga qytet im, kujt i nevojitet Dubai ose të tjerat kur e ke Prishtinën”, ka shkruar anësori kosovar.

Image

Të ngjashme