Zhegrova paralajmëron stinor të madh

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 10:17 | Nga

Talentin e ka të lindur, ndërkohë në forcë ka punuar shumë në vitin e fundit. Dhe, me të dyja këto, ai tashmë po shfaqet lojtar i kompletuar.

Edon Zhegrova ka nisur mbarë sezonin me Genkun. Të mërkurën shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren 4:1 përballë Fola Eschit të Luksemburgut, në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Sulmuesi i krahut thotë se ka shënuar edhe shtatë gola në shtatë ndeshje miqësore, që e bëjnë atë dukshëm lojtarin më produktiv në skuadrën belge, shkruan Koha Ditore.

Zhegrova është i kënaqur me startin e fuqishëm. Premton paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.

“Përgatitjet më kanë shkuar mirë. Kemi luajtur shtatë ndeshje miqësore dhe në të gjitha kam shënuar nga një gol. Shënova edhe të mërkurën dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Fillimi i këtij sezoni është mbresëlënës, ashtu siç edhe e kam pritur. Kam punuar maksimalisht për të qenë në këtë formë. Forma ime e mirë është rezultat i punës së madhe që kam bërë gjatë përgatitjeve”, ka thënë Zhegrova të enjten në një intervistë për gazetën.

Ai nuk luajti në ndeshjen e parë të sezonit në elitën e futbollit të Belgjikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme