Zhegrova transferohet te Baseli

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është transferuar te Baseli.

Zhegrova i është bashkuar Baselit nga Genku, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të Superligës së Zvicrës.

Zhegrova ishte i huazuar te Baseli për një vit e gjysmë. Mirëpo, klubi zviceran fillimisht nuk e përdori opsionin për transferimin e tij. Por sot është realizuar transferimi i 21-vjeçarit.

Të ngjashme