Zhgënjimi i Neymarit në Ligën e Kampionëve përmes fotografive

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Neymar e përjetoi rëndë humbjen e finales në Ligën e Kampionëve të dielën dhe nuk mundi t’i përmbajë lotët e hidhërimit pas fishkëllimës së fundit në Lisbonë.

Bayern Munich e mposhti 1:0 PSG-në falë golit të Kingsly Coman në fillim të pjesës së dytë, në një finale ku Neymar po synonte ta rishkruajë historinë e kampionit francez, shkruan Gazeta Express.

PSG-ja ishte në kërkim të trofeut të parë në garën më prestigjioze evropiane pasi arriti në finale për herë të parë në histori të klubit.

Braziliani Neymar – i cili e shijoi ndjesinë e të qenët kampion i Evropës kur triumfoi me Barcelonën në vitin 2015 – nuk qe në gjendje ta përjetojë të njëjtën përsëri me PSG-në.

Ai ishte i pafuqishëm ndaj një Bayerni të pathyeshëm.

Zhgënjimi i 28-vjeçarit ishte aq i madh saqë David Alaba i Bayern Munich e la anash festimin dhe shkoi për ta ngushëlluar.

Të ngjashme