Zhuta pranë Konyasporit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Skuadra elitare e Turqisë, Konuaspor ka shprehur interesim për të transferuar mbrojtësin e krahut, Leonard Zhuta.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë është pjesë e Rijekës, me të cilin klub ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Pjesë e Rijekës është që nga viti 2015. Më herët ka luajtur për skuadrën suedeze, Hacken. “Mbrojtësi Leonard Zhuta ka gjasa të mëdha ta lë Rijekën për t’u transferuar te skuadra që mban vendin e tetë në Superligën e Turqisë, Konyaspor. Rijeka mund të përfitojë qindra e mijëra euro nga transferimi i Zhutës. Konyaspori nuk është skuadër që shpenzon shumë, sidomos në rastin e Zhutës që është në përfundim të kontratës”, raportoi “novilist.hr” të hënën.

Zhuta ëshë lojtar kyç në mbrojtjen e Rijekës. Ka kontribuar me dy asistime në 13 paraqitje këtë edicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme