Zhvillohet xhiroja e dytë në Bouling, lojtarët kanë pritshmëri për garat ndërkombëtare

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është zhvilluar xhiroja e dytë e Ligës së Kosovës në Bouling për sezonin 2020-2021, raporton Ekonomia Online. 12 ekipe garuan të ndarë në dy ditë në “Elkos Bowling” në Ferizaj.

Lojtari më i dalluar në ditën e parë ishte Shpend Tahiri nga Klubi “Bo Bouling Prishtina”. Për Ekonomia Online, Tahiri ka treguar taktikën që e shpalli lojtarin më të mirë të ditës.

“Po taktika ishte e mirë deri sa ja mora pak stazës dorën dhe e pse ishte mirë e lyer. Në lojën e parë isha i mirë deri diku ndërsa të dytën e fillova ta mësoj ku ne e gjuajmë topin dhe pastaj ishte loja e tretë ku e gjuajta topin që isha i sigurt në çdo gjuajtje se ia mësova pikën aty ku shkon topi”, tha ai.

Ndërsa tha se është shumë i përgatitur për lojëra vendore dhe ndërkombëtare.

“Unë jam i përgatitur shumë sidomos në këtë sezonin e ri edhe pse në sezonin e kaluar kam qenë goxha aktiv, dhe kam përfunduar i pesti. Më vjen keq prej të tjerëve, por do të përfundoj i pari”, tha ai.

Ndërsa Nysret Haziri i shpallur lojtar i javës së dytë, ka thënë se qetësia, fokusi dhe preciziteti pas çdo gjuajtje, kanë bërë që të shpallet lojtari më i mirë i javës.

“Sot isha më i dalluari në xhiron e dytë. Strategjia është te qetësia maksimale dhe sa më shumë gjuajtjet të përsëriten sepse Boullingu është lojë e tillë që kërkon qetësi maksimale, fokus maksimal dhe precizitet pas çdo gjuajtje. Është shumë e thjesht për t’u bërë mirëpo duhet me arritë nivelin për ta mbajtur. Niveli im është i atillë saqë shumë i lehtë për mua që çdo gjuajtje me analizuar që lëvizjet në stazë me i analizuar dhe me i ekzekutu në formën më të mirë”, tha ai.

Pritshmëritë e tij për garat ndërkombëtare janë shumë të mëdha, teksa shpreson edhe në rezultate më të mira.

“Java ime është katër herë palestër dhe tri herë vrapim, që do të thotë se jam i përgatitur fizikisht me mbajt deri në fund edhe psikikisht. Pritshmërinë janë të mëdha sidomos që nga viti i kaluar edhe në garant e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Shpresoj që të kemi rezultate shumë të mira sesa që i kemi pasur deri në vitin e kaluar”, tha ai.

Në ditën e dytë, pjesëmarrës ishte edhe amerikani, Steve O’Connel nga klubi Ar “Katana”, Gjilan. Ai tha se ndihet mirë në Kosovë, pasi sipas tij këtu ka profesionalizëm.

Sekretari i Federatës së Boulingut, Mirsad Sejdiu, për Ekonomia Online, ka thënë se shkaku i pandemisë, sezoni ka filluar me vonesë.

“Unë kam ardhur këtu dhe jam i emocionuar, e dua boulingun. Kosova një vend kaq i ri është duke e zhvilluar shumë lojën e boulingut”.

“Sezoni ka filluar me vonesë shkaku i pandemisë, me ç’rast është shtyrë liga për një muaj e gjysmë. E kemi paraparë që t’ia nisim në fillim të shtatorit por për shkak të pandemisë kemi filluar tani. Sot është xhiroja e dytë dhe e kemi ndërruar komplet formatin e ligës në dallim me vitet tjera”, tha ai.

Teksa ka folur për garat në Bouling, Sejdiu, tha se këtë vit, pritshmërinë për garat ndërkombëtare janë të mëdha.

“Ka qenë problem se sporti i Boulingut është sport që luhet vetëm në hapësirat e veta. Ushtrimet i kemi pasur të ndaluara si në krejt Kosovën por i kemi dhënë hapësirë gjithë lojtarëve dy javë para se është lejuar sportet e brendshme të luhen dhe gjithçka po shkon në rregull”.

“Realisht këtë vit mundemi të themi që pritshmëritë kanë qenë të mira, pasi që këtë vit janë 12 klube”, ka thënë ai.

Të ngjashme