Zico: Maradona ka qenë më i mirë se Messi

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Maradona ka qenë lojtar më i mirë në kohën e tij se sa ylli i Barcelonës, Lionel Messi, sipas legjendës së futbollit brazilian, Zico.
Zico, aktualisht drejtor sportiv i klubit Kashima Antlers, dhe ka dhënë mendimin e tij duke thënë se Maradona ka qenë më i mirë se Messi, transmeton Gazeta Express.

“Besoj që Maradona ka luajtur në një kohë më konkurrues. Ai në lojën e tij gjithmonë ka pasur një kundërshtarë afër”.

“Maradona ka dhënë shumë për skuadrat e tij, ashtu siç bën edhe Messi, por Maradona ka dhënë shumë për Argjentinën”.

Zico konsiderohet si një ndër lojtarët më të talentuar të Brazilit, ku ka shënuar 48 gola në 71 paraqitje zyrtare me kombëtaren braziliane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme