Zidan: Barcelona do të humbas pikë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 08:50 | Nga

“Barcelona do të humbasë pikë”, kështu tha Zinedine Zidane pas barazimit pa gola me Atletico Madridin.

Barazimi 0:0 me Atletico Madridin në “Wanda Metropolitano” e ka lanë Real Madridin 10 pikë prapa Barcelonës në renditje në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Por, Zinedine Zidane beson se kjo do të ndryshojë, pasi sipas tij “Barcelona nuk do t’i fitojë gjitha ndeshjet”.

“A ka përfunduar gara për titull? Nuk mendoj kështu, ka edhe shumë deri në fund. Ka edhe shumë pikë në lojë. 10 pikë janë shumë, por kjo do të ndryshojë”, tha Zizu.

“Barcelona nuk do t’i arkëtojë gjithmonë nga tri pikë dhe ne do të jemi aty duke pritur. Kështu që nuk mendoj ashtu siç thuhet se ka përfunduar gara për titull”, shtoi ai.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Ky është futbolli dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Do të luftojmë deri në fund. Kur erdha, ishim 10 pikë prapa, por e përfunduam sezonin vetëm me një pikë prapa. Duhet të jemi pozitiv dhe të vazhdojmë të bëjmë punën që na ka dhuruar shumë suksese këto dy vite”, theksoi mes tjerash francezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme