Zidane arrin në Valdebebas, do të njoftojë për largimin nga Reali

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi.

Trajneri francez ka arritur në qendrën stërvitore të Los Blancos, Valdebebas.

‘El Chiringuito’ ka publikuar disa pamje të momentjes së arritjes së francezit, i cili pas pak orësh, apo gjatë ditës, mund të njoftojë zyrtarisht për largimin nga Reali.

Zizu disa herë gjatë sezonit kishte dhënë sinjale se mund të mos vazhdojë më në stolin e Realit dhe tashmë po ndodh, pritet vetëm zyrtarizimi.

Kjo është hera e dytë që Zizu e lë klubin ani pse ka ende kontratë, ashtu siç bëri në vitin 2018.

Të ngjashme