Zidane arsyeton zgjedhjen e të birit në portën e Realit

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, befasoi të gjithë me formacionin titullar ndaj Huescas, përderisa zgjedhja e tij e parë në portë ishte djali i tij Luca Zidane.

Por trajneri francez ka shpjeguar arsyen e këtij veprimi në ndeshjen e fundit.

“Jam i kënaqur me debutimin e tij në ‘Bernabeu’, por Luca mbetet portieri i tretë i Realit. Thibaut ishte i dëmtuar dhe vendosa ta lija në pushim Keylor Navasin pasi luajti me përfaqësuesen. Shkoi mirë. Luca luan prej 16 vjetësh në skuadrat zinxhir të Realit dhe ka personalitet”, deklaroi Zidane.

20-vjeçari është pjesë e skuadrës së të rinjve te Real Madridi.

Të ngjashme