Zidane: Asensio është gati për lojë, Bale punon me topin

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 16:57 | Nga

Asensio është gati për lojë, ndërsa Bale ka kryer të veçanta duke punuar i vetëm me topin.

Talenti spanjoll, Marco Asensio, ka lënë prapa lëndimin dhe është gati për lojë, pikërisht tani kur i duhet më së shumti skuadrës së Zinedine Zidane që nuk po kalon momente të mira në Ligë.

Ai është stërvitur normalisht sot me pjesën tjetër të ekipit dhe duket se do të luajë disa minuta në Ligën e Kampionëve të mërkurën kundër Borussia Dortmundit.

Ndërsa Bale, që është temë në mediat botërore për shkak të lëndimeve të shumta në këtë fillim sezoni, është stërvitur me topin i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por ende nuk dihet kur do të jetë në gjendje të kontribuojë për Los Blancos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme