Zidane: Bale mbetet lojtar i rëndësishëm për Real Madridin

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:56 | Nga

Zinedine Zidane ka pohuar se Gareth Bale mbetet lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit, përkundër faktit se ai nuk është më startues automatik në Real dhe besohet se klubi është i gatshëm ta shesë në verë.

Uellsiani e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit në Ligë të Kampionëve në “Bernabeu”, si dhe atë ndaj Leganes në mesjavë në La Liga, ku dështoi të linte mbresa kur u fut si zëvendësues.

Megjithatë, Zidane e mohon se ka telashe sa i përket Bale.

“Ai [Bale] gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithmonë mungon një lojtar, nuk po mendoj për një apo dy por për të gjithë”, ka thënë Zidane në një konferencë për media para ndeshjes së fundjavës kundër Alavesit.

“E di që disa lojtarë nuk ju interesojnë juve, por ka lojtarë që stërvitin çdo ditë dhe zor që luajnë ndonjëherë dhe unë jam i interesuar në ta. E shoh Balen siç i shoh të gjithë ata dhe llogaris në të gjithë”, ka shtuar Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme