Zidane befason, këtë skuadër nuk e do në çerekfinale

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 11:26 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë pasi ka zgjedhur Leicester Cityn si kundërshtarin që nuk dëshiron të ballafaqohet në çerekfinalen e Champions Leagues.

Kujtojmë që Reali rrezikon të përballet me kundërshtarë si: Barcelona, Juventusin, Bajernin e Mynihut etj, por tekniku francez nuk i frikësohet gjigantëve evropianë, shkruan “Marca”, transmeton SYRI.net.

“Nuk besoj se ekziston një trajner i cili shpreson të takohet me Leicester Cityn. Ata janë skuadra më e rrezikshme pasi luajnë me një pasion të madh. Ata vazhdojnë të arrijnë atë që u është thënë se nuk mund ta arrijnë. Shumëkush vitin e kaluar kishte menduar se Leicester nuk mund ta ruante epërsinë në krye të Premierligës por në fund ia dolën”, u shpreh Zidane.

Kujtojmë që shorti i Champions Leagues do të hidhet ditën e premte në orën 12:00.

Të ngjashme