Zidane dhe Koeman kanë plane të qarta para takimeve në Superkupën e Spanjës

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane janë duke punuar që të rrëmbejnë trofeun e parë në këtë edicion.

Barcelona do të takohet me Real Sociedadin të mërkurën, para sfidë së Real Madridit që takohet me Athletic Bilbaon dhe me finalen që luhet të dielën.

Los Blancos duan të fitojnë sërish atë pas edicionit të kaluar, derisa Balugranasit duan të shpërblejnë vetën me diçka më frymëzuese pas startit të dobët në këtë edicion.

Zidane ka përdorur vetëm 15 lojtarët deri më tani në këtë sezon, pasi nuk po i ndryshon gjërat shpesh. Me mungesën e Dani Carvajalit, Lucas Vazquez do të luajë në vend të tij.

Thibaut Courtois do të startojë me gjasë në portë, me Lucas dhe Ferland Mendyn si mbrojtës krahu, dhe Sergio Ramos e Raphael Varane në qendër. Casemiro dhe Toni Kroos do të jenë në qendër, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Eden Hazard në sulm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme