Zidane duket i cenueshëm pas debaklit nga Parisi

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Nuk ishte parashikuar të ndodhte kështu.

Rikthimi i Zinedine Zidane te Real Madridi në mars, nëntë muaj pas largimit të tij, ishte supozuar të sinjalizonte fundin e rënies alarmante të skuadrës, shkruan sot Koha Ditore.

Njeriu që ishte koka prapa serisë së paprecedentë prej tri triumfeve rresht në Ligën e Kampionëve, ishte kthyer te Reali. Shpresa, pritjet ishin që Real Madridi i vërtetë do të dilte në pah me të. Por stinori i kaluar përfundoi hidhur, ku skuadra madrilene fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Por kishte një kuptim se duhet punë në skuadër dhe pasoi një investim tjetër i madh. Paul Pogba nuk erdhi. Nuk erdhi as Kylian Mbappe apo Neymar. Por, prapë shpenzimet e kaluan shifrën e 280 milionë eurove, ku Eden Hazard, një lojtar i kërkuar gjatë nga Zidane, kaloi nga Chelsea si përforcimi më i madh.

Por të mërkurën mbrëma në Paris, një stinor që nisi në mënyrë jo aq të mirë, për shkak të lëndimeve të shumta, mori kthesë edhe më të keqe.

Real Madridi jo vetëm që u mposht nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, por edhe u turpërua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme