Zidane: E di që nuk do të jem te Reali për 10 vjet

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 08:41 | Nga

Zinedine Zidane është deklaruar edhe një herë për të ardhmen e tij, duke u shprehur i sigurtë se koha e tij në krye të mbretërve është mjaft e kufizuar.

Zidane i cili dërgoi Realin drejt triumfeve në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, është nën presion tashmë në Bernabeu.

Reali ka rënë 16 pikë prapa lideres, Barcelonës pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në La Liga.

“Zidane nuk është më një lojtar i Realit. Ai Zidane nuk ekziston më”.

“Tash është Zidane si trajner për të qëndisur karrierën e tij. Unë nuk po mbrohem nga ajo që kam bërë si lojtar për këtë klub”.

“Unë e di se një ditë kjo punë e trajnerit do të marrë fund, kështu që po bëj më të mirën për sukses”.

“I them gjithmonë vetes se nëse kam edhe 10 ditë të mbetura këtu, do t’i jetoj këto 10 ditë në maksimum, nëse janë gjashtë muaj, do t’i jetoj gjashtë muaj në maksimum. Nuk mendoj për më tepër”.

“Unë e di se nuk do të jem në këtë pozitë edhe 10 vjet”, u shpreh Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme